Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së sotme, pasi u qëllua me plumb gome.

Pas vizitës, Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ndaj deputetit është qëlluar me urdhër politik dhe në tentativë për ta vrarë. Ai ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të Hotit, ndërsa e ka cilësuar ngjarjen si dëshmi të një përshkallëzimi të konfliktit politik. Berisha deklaroi gjithashtu se numri i të plagosurve gjatë protestës ka kaluar 70.

“Me urdhër politik të Edi Ramës u qëllua në tentativë për tu vrarë deputeti i PD, Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në funksionin e deputetit dhe të mjekut ka qëndruar me përkushtim të amdh pranë gjithë protestuesve të agresuar barbarisht pa asnjë motiv nga narkobanditë të Edi Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës”.

Reklamë

“Deputeti, siç e panë të gjithë, po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë. I merr shenjë në zemër, por me instikt kthehet dhe plumbi pak shpatullën e tij. Një goditje shumë e rëndë nga afër, me plagë të thellë dhe djegie përreth si të ishte ndonjë plumb me eksploziv kur shpërthen, me një shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë”.

“Po vazhdon analiza të tjera, por ky akt kriminal i Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij dhe të mjekut qëllohet me snajper, Edi Rama i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike”.

“PD do t’i përgjigjet atij me mënyrën më të merituar. Ky rast është kushtrim dhe apel për çdo shqiptar, të ngrihemi dhe të largojmë këtë regjim kriminal. Janë mbi 70 të plagosur, mbi 20 kanë trajtuar mjekët në qendrën afër Tajvanit”.

“Demo ka kërkuar pezullimin? Ai është një horr në detyrë. A ju kujtohet se thanë para 1 muai se janë pezulluar 5 efektivë? Ata janë të gjithë në detyrë. Demo nuk mund të shpëlajë fytyrën e Edi Ramës dhe aktin e tij”, tha Berisha mes të tjerash.