Qindra banorë të Vlorës kanë rrethuar gjatë mbrëmjeës së sotme teatrin “Petro Marko”, aty ku bashkia po festonte për festat e fundvitit.

Qytetarët, mes të cilëve ka edhe përfaqësues të partive opozitare, kanë hapur me dhuna portat e teatrit dhe janë futur brenda, duke lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë.

“Duam ujë”, përsërisin protestuesit vlonjatë.

Reklamë

Ata kanë pushtuar sallën duke bërë thirrje që të vijë ti takojë kryetarja e bashkisë.

Ndër të tjera protestuesit thërrasin “Poshtë qeveria”.