Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka publikuar një fotografi nga spitali pasi mbeti i lënduar mbrëmë kur policia shqiptare ua hoqën tendën që kishte ngritur bashkë me aktivistët tjerë, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Facebook, ku dhe ka publikuar fotografinë ai thotë se “hajdutët nuk më trembin” dhe se do e kenë te sheshi pasi të dalë nga spitali.

Postimi i plotë:

Reklamë

Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës!

Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here.

Hajdutët nuk më trembin dot.

Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali.

Reklamë