Nën masa të rrepta sigurie, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar në Vlorë vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe Jared Kushner.
Pas takimit, ata kanë darkuar së bashku, Ivanka Trump dhe Rama po udhëtojnë drejt Orikumit me makinë të përbashkët.
Pamjet teksa darkojnë në një restaurant në Vlorë, i ka publikuar Euronews Albania.
Raportohet se vizita e çiftit Trump-Kushner lidhet drejtpërdrejt me investime strategjike në sektorin e turizmit në Shqipëri.
Ata do të zhvillojnë një takim me studio arkitekturore për të diskutuar rreth mënyrës së realizimit të projekteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.
Për këto projekte janë ftuar të marrin pjesë mbi 60 studio arkitekturore, vendase dhe ndërkombëtare, të cilat do të prezantojnë ide dhe koncepte zhvillimi me standarde të larta, duke e kthyer jugun e Shqipërisë në një destinacion të turizmit luksoz.