Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë publikuar fotografi nga stërvitjet e përbashkëta ndërmjet Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ambasada në një postim në Facebook shkruan se kjo stërvitje forcon aftësitë taktike, duke rritur njëkohësisht gatishmërinë, bashkëpunimin dhe efektivitetin në fushëbetejë.
Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:
Nga kryerja e pritave dhe reagimi ndaj kontaktit me armikun, deri te sulmet ndaj bunkerëve të fortifikuar dhe kundërpërgjigjja ndaj pritave armike, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey-t dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Rreth-Greth.
Kjo stërvitje forcon aftësitë taktike, duke rritur njëkohësisht gatishmërinë, bashkëpunimin dhe efektivitetin në fushëbetejë.
Ky është viti i pestë i operacionit “Eagle Strike” – një stërvitje e përvitshme e përbashkët që bashkon kandidatët për oficerë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe kadetët e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me qëllim rritjen e aftësive luftarake dhe ndërveprueshmërisë mes udhëheqësve të ardhshëm të forcave tona aleate.


