Tirana është sërish në qendër të vëmendjes, pasi qytetarët kanë dalë në rrugë për të mbrojtur zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Protesta ka marrë përmasa masive.
Protestuesit janë grumbulluar fillimisht para Ministrisë së Brendshme, nga ku pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Në duar mbajnë pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”.
Ky është tubimi i dytë radhazi.
Ndryshe, SPAK ka nisur tashmë hetime mbi këtë çështje.
Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.
SPAK nis hetimet për aferën e Zvërnecit
Reklamë
