Protestat në Shqipëri po vazhdojnë edhe sot në ditën e pestë.
Dje ishte një ditë plot tensione mes protestuesve dhe policëve.
Policë dhe protestues u lënduan, ndërsa u thyen edhe biznese.
Kryeministria e Shqipërisë ka publikuar një video ku shfaqen pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti kur një grup personash hyjnë në një biznes parfumerie gjatë protestës në Tiranë dhe marrin produkte nga ambientet e tij.