Ka nisur dita e pestë e protestës studentore në Shqipëri.
Këtë të shtunë veprimet në terren kanë ndryshuar.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën te Ministria e Arsimit, me kangjella që të pengojnë incidente të tjera.
Poashtu protestuesit kanë djegur edhe kontenjerët e bërllogut, së pari i kanë vendosur në rrugë dhe më pas ia kanë vënë flakën.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.
