Protestuesit i kanë vënë flakën një ambienti ngjitur me Gjykatën e Lartë, duke shkaktuar një situatë të tensionuar në zonën e ”Myslym Shyrit”.

Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen edhe në ambiente të tjera të të njëjtit kat.

Në vendngjarje dëgjohen sirenat e alarmit, të cilat nuk kanë pushuar që prej momentit të rënies së zjarrit.

Reklamë

Situata është bërë edhe më shqetësuese pasi flakët kanë përfshirë edhe një automjet të parkuar pranë godinës, i cili më pas ka shpërthyer.

Në zonë ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës, i cili pritet të ndërhyjë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në ambientet përreth.


Reklamë