Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të tjerë komunalë janë përplasur me Policinë e Kosovës lidhur me vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë, në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Në pamjet e publikuara dëgjohet komandanti i Policisë, Fatmir Balaj, duke i thënë Ramës se punimet po ndalen me urdhër të prokurorit.

Rama i kërkon atij që urdhrin ta paraqesë në formë të shkruar, ndërsa më pas u kërkon punëtorëve të vazhdojnë punën.

Reklamë

Pas kësaj, Balaj paralajmëron se kushdo që vazhdon punimet do të arrestohet.

“Me çfarë vendimi arrestoni njerëz?”, dëgjohet duke e pyetur Rama komandantin e Policisë.

Më pas Rama tha “bjerni urdhërin këtu”, ndërsa komandanti i Policisë i reagoi Ramës duke i thënë “Kryetar nuk të ka hije me piskat”, por Rama i tha se “qitu ma kendi pru”.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, e akuzon Policinë se po përfshihet në çështje politike dhe se po merr urdhra nga Alban Krasniqi, këshilltar i ministres së Ekonomisë dhe bashkëshort i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Reklamë