Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, nuk ka arritur të fitojë titullin e botës në peshën e rëndë, në versionin WBC.
42-vjeçari përjetoi humbjen e parë të shtunën mbrëma. Ai u dorëzua përballë kurdit me nënshtetësi gjermane Agit Kabayel në rundin e dytë. Hysa u dorëzua duke u ankuar në lëndim.
Në raundin e dytë, nga këndi i tij u hodh peshqiri i bardhë në ring, duke sinjalizuar dorëzimin dhe ndërprerjen e duelit.
Nga pamjet, ndërprerja u duk se lidhej me një problem fizik të boksierit shqiptar, konkretisht me një lëndim të mundshëm në dorë.
Agit Kabayel gets the early 2nd round stoppage against undefeated Nelson Hysa‼️ #KabayelHysa https://t.co/BXesmVGVwo
— 𝐻𝐸𝐶𝑇𝐸𝐶 𝐵𝑂𝑋𝐼𝑁𝐺 (@HECCTECC) November 28, 2026
Meçi u zhvillua në Dusseldorf të Gjermanisë, në praninë e rreth 50 mijë shikuesve. Pati dominim të tifozëve shqiptarë.
Para këtij meçi, Hysa ka pasur 25 meçe në boksin profesionist dhe nuk ka pasur asnjë humbje.
Për Kabayelin qe fitorja e 20-të me nokaut nga 28 meçe. Nuk e ka asnjë humbje.