Një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Serbisë, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Kalimi ilegal i kufirit nga ana e tyre, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se u bë me 28.11.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy personat janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.