Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar në trafik për shkak të borës dhe ngricave.

Nga policia thuhet se, se reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë, dhe se, gjitha rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, megjithatë, në disa zona malore qarkullimi zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Komunikata e plotë:

Reklamë

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të borës dhe ngricave

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Të gjitha rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, megjithatë, në disa zona malore qarkullimi zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke punuar vazhdimisht në terren, ndërsa policia rajonale e Ferizajt, në koordinim me institucionet përkatëse, po përcjell situatën dhe është e angazhuar për të intervenuar sipas nevojës.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e nevojshme të sigurisë ndërmjet automjeteve dhe të përdorin pajisjet dimërore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Reklamë

Njëkohësisht, kërkojmë nga shoferët e automjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me kushte të vështira atmosferike dhe të tregojnë përgjegjësi të shtuar gjatë gjithë kohës së qarkullimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë në trafik dhe apelon për bashkëpunim e kujdes nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.