Një makinë e policisë rrugore është përfshirë në një aksident këtë të hënë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në kilometrin e 8, raporton abcnews.al.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e kryeqytetit mësohet se shoferi, punonjës policie ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u dëmtuar.