Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele në Korçë, ku dy të rinj janë përplasur verbalisht mes tyre e më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e armëve të ftohta.


Një prej dy të rinjve ka goditur tjetrin me thikë, duke e lënë të plagosur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e autorit, raporton panorama.

Reklamë

Ndërkohë i riu i lënduar është dërguar në spital dhe prapa ka lënë një sërë njollash gjaku në rrugë, atje dhe ku ndodhi përplasja.