Është mbyllur mitingu i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës.


Policia ka mbajtur për disa minuta, pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, kordonin që ndante protestuesit me mbështetësit e Qeverisë.

Reklamë

Aktualisht situata paraqitet e qetë në Shkodër.

Kujtojmë se policia ka përdorur edhe gazin lotsjellës, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gurë dhe sende të tjera.