Dy inspektorë tatimorë dhe pronari i një lokali janë konfrontuar me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “21 dhjetori” mbrëmjen e sotme dhe mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat dy inspektorët dhe pronarin e lokalit.
Shkak i përplasjes është bërë gjoba e vendosur që inspektorët i kanë vënë lokalit para një muaji.
Burimet nga RTV Ora bëjnë me dije se pronari i lokalit po bëhej gati ta hapte biznesin pa paguar detyrimet.