Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Kapshticë mbetën të plagosura tre vajza kanë.


Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Bitinckë, ndërsa makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë u plagosën shoferja dhe dy vajzat që ishin pasagjere.

Ato janë dërguar në spitalin e Korçës dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Reklamë

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Informacione paraprake:

• Në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Bitinckë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Citroen” me drejtuese shtetasen I.R, banuese në Korçë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy pasagjere në mjet shtetaset D.H dhe R.H, të cilat ndodhen për mjekim në Spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.