Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, ku pas një konflikti mes dy grupeve, kanë mbetur disa persona të plagosur.


News 24 raporton se 6 persona janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se sherri ka nisur në qendër të qytetit, por më pas ka vijuar edhe në ambientet e spitalit.

Reklamë

Ende nuk dihen shkaqet dhe se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje, por pritet që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë në vijim.