Një 68-vjeçare ka mbetur e vdekur ditën e sotme pasi duke ushquer shpendët ka rënë në një gropë me serë.


Sipas policisë së Fierit, gjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zharrëz, ndërsa viktima është identifikuar me inicialet N.K.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklamë

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.