Gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, pushuesit në Shëngjin janë zgjuar me një pamje të frikshme. Në malet afërt plazhit raportohet se kanë shpërthyer zjarret.
Siç shihet në pamjet e dërguara në adresë të Reporterit, zjarri është përhapur mjaft shumë, dhe nuk ka arritur të shuhet edhe përkundër ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Kujtojmë se këto ditë Shqipëria po përballet me temperatura mjaft të larta të cilat shkuan edhe deri në 40 gradë celcius./Reporteri.net
Shikoni pamjet:





