Largimi i Daniele De Rossit nga Roma ka rebeluar tifozët e skuadrës kryeqytetase.
Në media është zbuluar edhe klubi i ri i mesfushorit italian që shpesh herë ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të luajtur në Argjentinë.
Një ftesë e hapur ka ardhur nga ish-shoku i tij i skuadrës te Roma, Nicolas Burdisso. Argjentinasi foli për “Fox Sports” dhe i bëri një ftesë De Rossit, të bashkohet me të te Boca Juniors
Nëse klubi argjentinas bën vet hapin e parë atëherë, De Rossi me shumë mundësi mund të shkojë të luajë të “La Bombonera”.