×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Shuarja e akademikut

    Ditë zie sot në Kosovë, bëhen nderime shtetërore për Qosjen

    Reporteri
    24 Prill 2026 | 7:09

    Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në Prishtinë organizohet homazh përkujtimor dhe hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

    Homazhi dhe shkrimi në librin e zisë do bëhet në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu do të marrë pjesë në homazh përkujtimor dhe do të nënshkruajë në Librin e Zisë, në shenjë respekti për figurën dhe veprën e akademikut Qosja.

    Ky aktivitet organizohet për të nderuar kontributin e tij të gjerë në gjuhësi, letërsi, mendim kritik dhe jetën publike shqiptare, si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe dijes në hapësirën shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!