Një person 46-vjeçar është raportuar i larguar nga shtëpia në Ferizaj, më 14 tetor 2026, rreth orës 13:00.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se pas raportimit policia në bashkëpunim me ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka ndërmarrë veprime për gjetjen e personit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Për këtë edhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë njoftuar se janë nisur në një mision kërkim-shpëtimi në qytetin e Ferizajt.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar nga shoqata, e cila ka bërë të ditur se për çdo informacion shtesë, qytetarët do të njoftohen me kohë.