×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet kosovari i dyshuar për grabitjen në Rinas

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 19:17

    Një tjetër autor i grabitjes së bujshme të Rinasit është arrestuar këtë të premte, i gjashti në total.


    Top Channel raporton se i arrestuari është shtetas nga Kosova, identiteti i të cilit u raportua nga Alkond Bengasi.

    Arrestimi i tij është kryer te Shkëmbi i Kavajës gjatë një operacioni mjaft sekret. Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën. Ai e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.

    Ndërkohë, në vendimin e gjykatës për grabitjen u zbulua se i penduari, Alkond Bengasi ka treguar bisedën me Klement Çalën, i cili e kishte paralajmëruar se do të dëgjonte një tronditje të madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!