Është përfshirë nga flakët ish-vila e diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Protestuesit e kanë sulmuar godinën me një breshëri molotovësh, 54 të tillë, ndërkohë që zjarri në godinë është shuar brenda pak minutash, sic rapporn A2 Cnn.

Gjatë sulmit me molotov ka pasur njerëz brenda vilës, sipas raportimi.   Forcat Speciale shpërndanë turmën përmes një autoboti me ujë.

Reklamë

Menjëherë pas zjarrit në ish-vilën e diktatorit, kreu i PD Sali Berisha është larguar me makinë.

Më herët protestuesit tentuan të shkojnë te godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, por efektivët ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës duke shpërndarë marshimin e turmës. Një protestues humbi ndjenjat nga hedhja e gazit lotsjellës dhe u transportua me ambulancë në spital.