Në Shkodër janë arrestuar tre persona, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Sipas Policisë, dy prej tyre u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me motomjet, për të shitur lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis, e cila ishte e ndarë në mbi 300 doza gati për shitje, 1 motomjet dhe 4 celularë.

Reklamë

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së personave të arrestuar.