SPAK kërkon rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, ndërsa ka nxjerrë edhe urdhrin e ndalimit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, ai duhet të shlyejë 6 muaj e 10 ditë të dënimit.

Nga ana tjetër, mbrojtja pretendon se e ka shlyer dënimin me gjithë periudhën e paraburgimit.

Reklamë

Goro ka qëndruar për 17 muaj në burg pasi u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në Livadh.

Ai u arrestua më 23 mars të 2024-ës, teksa gjatë hetimit dhe gjykimit në Gjykatën e Posaçme kërkoi vazhdimisht pafajësinë. Lirinë e fitoi në gusht të vitit të shkuar.

Ish-kryebashkiakut i është hequr edhe e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.