Në ditën e dytë të bllokimit të hyrjes së punonjësve në kantierin e aeroportit të Vlorës, situata vijon të mbetet e tensionuar.
Punëtorët dhe kompanitë që kryejnë punimet nuk janë lejuar të hyjnë edhe gjatë ditës së sotme, duke sjellë pezullimin e proceseve të punës në kantier.
Siç raporton Top Channel në qendër të konfliktit janë mosmarrëveshjet mes kompanive “2A Group” të Valon Ademit dhe “Mabco” e Behgjet Pacollit. çka ka çuar në këtë situatë bllokimi.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga palët për mënyrën se si do të zgjidhet konflikti dhe kur pritet rifillimi normal i punimeve në aeroportin e Vlorës.
Firmat nënkontraktore që janë rreth 42 që merren me punimet, shprehen se dhe pak ditë pune dhe punimet e terminalit dorëzohen të përfunduara.
Punimet nuk janë lejuar të nisin as ditën e djeshme dhe kjo është dita e dytë e bllokadës.