Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

I mituri ishte duke shkuar në shkollë, shoqëruar nga nëna e tij.

Sipas informacioneve paraprake teksa po kalonte rrugën, 7-vjeçari i ka ikur nga duart nënës.

Reklamë

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /Shqiptarja.com