Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video ku sipas tij protestuesit pasi po i thyejnë lokalet, po i grabisin.
Ai ka publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar në një butik dhe duke marrë rroba e çanta.
Persona janë me fytyra të mbuluara teksa marrin produkte nga dyqani.
“Protesta e “Studentëve” përfundon tek vjedhja e fustaneve!”, ka shkruar ai.