Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun bullgar në Shkup në ceremoninë e betimit të Presidentit maqedonas.


Pas takimeve në Maqedoni, kreu i shtetit shqiptar ka udhëtuar drejt Kosovës, teksa ka postuar një foto i i buzëqeshur dhe veshur shumë sportiv nga pika turistike e Prevallës.

“Prevalla është e paparë në çdo stinë”, shkruan Meta.

Reklamë

Gjatë protestës së dhunshme të opozitës mbrëmjen e djeshme, Presidenti ishte protagonist me deklaratat dhe thirrjet për ruajtje qetësie, ndërsa dënoi dhunën e ushtruar kundër sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapit.