Mbështetësit e opozitës kanë nisur protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.


Megjithëse në reshje të vazhdueshme shiu, qindra mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë.

Para masës protestuese kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria ju përgjigj thirrjes së tyre me dhunë barbare.

Reklamë

“Vetëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për të kërkuar një të drejtë të pakështuezueshme, garancinë për lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari, votën e lirë dhe të ndershme. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me provokime, me rrahje, me gaz helmues”.

“Përgjigja e vetme e Edi Ramës ishte dhuna. Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është kryeministër ilegjitim. Tash, dy vjet Prokuroria ka vetëm një mision; të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur kupola e Rilindjes me kupolën e mafies për të blerë votën”, tha Basha.

Basha u shpreh se bashkimin e opozitës nuk e shuan dot dhuna barbare e Edi Ramës.

Amerikanët ua bëjnë “bajat” Bashës e Kryemadhit: Mos i mbroni dhunuesit

Reklamë