Një çiklist italian është aksidentuar pasditen e sotme në qytetin e Sarandës.
Ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.
I aksidentuari është Massimo Rosa dhe ishte pjesë e një turi çiklistik italian, raportoin shqiptarja.com.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Shën Vasil dhe mësohet se shkak të jetë bërë humbja e kontrollit nga ana e çiklistit.