Një person para Kuvendit është plagosur. Ai ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e gjurit.
Disa protestues të tjerë janë afruar pranë tij duke i lidhur këmbën që të ndalohet gjakderdhja.
Duket se dëmtimet e tij kanë ardhur për shkak të kapsollave që janë hedhur pak më parë në zonën para Kuvendit.
Ndërsa ka shkuar në 5 numri i efektivëve të mbetur të lënduar gjatë shpërthimeve të kapsollëve dhe mjeteve pirroteknike tek Kryeministria, që më tej vijuan në të njëjtën sjellje të militantëve dhe tek Parlamenti.
Katër mbetën i plagosur nga shpërthimi i kapsollës në kokë. Ndërsa siç Shqiptarja.com mëson, efektivi tjetër është goditur me mjete të forta në gjoks.
Të gjithë janë në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekim pasi u transportuan me autoambulancë.