Një banesë është djegur plotësisht këtë mesditë në Tiranë, fare pranë Fakultetit të Inxhinierisë.
Flakët kanë rënë në katin e tretë të pallatit dhe kanë djegur të gjithë banesën. Fatmirësisht në momentin e rënies së flakëve nuk ka patur persona në banesë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ndezjen e flakëve është bërë një masë elektrike.