Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin e strategjisë shtetërore për apelimin e aktgjykimit në Hagë, ka thënë se disa marrëveshje veçse janë arritur.
Çitaku tha se janë dakorduar për konfidencialitet të këtij grupi, dhe se duhet të flasë puna.
“Jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, disa jo për publik”, tha Çitaku, pas përfundimit të takimit.
Grupi punues, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është themeluar për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë. /Reporteri.net/.