Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e saj, ajo ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi.

Shiroka Pula ka thënë se kjo ditë përfaqëson historinë, krenarinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, ndërsa flamuri me shqiponjën dykrenare i bashkon ata përtej kufijve shtetërorë.

Reklamë

Ajo ka shprehur nderim për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e atdheut, duke theksuar përgjegjësinë për ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm.

Presidentja ka përfunduar mesazhin me urimin: “Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!”