Një pushues është gjetur i mbytur në plazhin e Durrësit.


Viktima mashkull rreth 60-vjeç, i veshur me rroba plazhi ngjyre blu, ende i paidentifikuar u gjet nga policia e kufirit, teksa po patrullonte përgjatë vijës bregdetare.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka mendohet të jetë mbytur.

Reklamë

Nga ana te policisë po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes së pushuesit. Ky është rasti i parë që në këtë fillim sezoni një pushues humb jetën.