Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës.


Report Tv ka siguruar momentin kur makina humb kontrollin dhe pasi hip mbi trotuar merr para gjithçka gjen në tregun e qytetit.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur të lënduar, vetëm shoferi i mjetit ka mbetur i tronditur lehtë.

Reklamë

Makina e përfshirë në këtë aksident është ‘tip’ Benz.

Ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.