Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku kavdekur një 38-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në Unazë të Madhe dhe dyshohet në aksident e janë përfshirë 2 automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur  drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Ndërkaq drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh., ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Reklamë

Njoftimi i paraprak i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Reklamë