Dy persona janë arrestuar lidhur me atentatin e së dielës, 30 nëntor, në Elbasan, ku u ekzekutua me tre plumba biznesmeni Edmond Mëhalla.

Sipas mediave shqiptare bëhet fjalë për rojen e karburantit (në pronësi të viktimës) i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ish-ortakun e biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ, si bashkëpunëtor në vrasje.

Në kërkim është shpallur një person tjetër.

Reklamë

Shtetasi N.GJ. është shoqëruar dje në komisariat, 1 dhjetor.

“Ditët e fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan”, thotë Salliu.

Mëngjesin e djeshëm, policia gjeti makinën e shkrumbuar të autorëve në fshatin Mirakë, si dhe armën e krimit. Viktima, ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit.