Një autobus me nxënës shkolle është batuar në anë të rrugës që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, fatmirësisht pa probleme në njerëz.
Sipas raportimeve të para, rruga e ngushtë ka bërë që autobusët të mos shmangeshin dot, ndërsa mjeti ka përfunduar në anësore.
Fatmirësisht, shtyllat prej betoni e kanë mbajtur autobusin, duke shmangur rrëzimin e plotë të tij.
Forcat zjarrfikëse kane mbërritur në vendngjarje duke u ardhur ne ndihmë nxënësve.