Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës, çdo ditë shfaqet në media duke inauguruar një punë për të treguar se ai nuk bën kurrë pushime.


Por në mediat sociale qarkullon një foto e tij duke pritur radhën në aeroportin e Romës. Me cantë në shpinë, me kapele dhe kokë ulur Veliaj shihet teska vulosë parasportën e tij.

Fotot janë publikuar nga faqja satirike Brryli Brodway, por nuk dihet data që Veliaj ka qenë në udhëtim në Romë.

Reklamë

Erion Veliaj në aeroportin e Romës.

Kur është larguar Veliaj drejt Romës pasi në edicionet e lajmeve në të gjithë televizionet ai është shfaqur teksa inauguron ndonjë punë të bashkisë.

Ndërkohë që pak ditë më parë u publikua një skandal me faturat e udhëtimeve të Etilda Gjonajt, e cila për një natë në hotel shpenzonte 700 euro.

Reklamë