Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dy ditë më parë përcollën për në Kabul kontingjentin e radhës të përbërë nga ushtarakë nga batalioni Komando dhe ai i Mbështetjes me Luftim.
Një imazh sa prekës, aq edhe krenar është shpërndarë nga Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ku shihet një vogëlush i cili përcjell babain e tij ushtarak për në këtë mision, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, në mars të këtij viti, Shqipëria ka shënuar dhjetë vjetorin e anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike NATO.