Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë nga bashkëshortja në banesën e tij, në qendër të qytetit të Korçës.


Sipas policisë 57-vjeçari dyshohet të ketë vrarë veten me armë zjarri.

Policia po heton shkaqet që e çuan burrin drejt aktit fatal, raporton oranews.

Reklamë

Nga dëshmitë e marra familjërëve, mësohet se viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.