Cigaret me ngrohje, ato elektronike, shishat apo nargjilet do të ndalohen të pihen në mjediset e mbyllura, njëlloj si produktet e tjera të duhanit.


Në Komisionet Parlamentare kaloi projekt ligji qeverisë, me qëllim, mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

Çdo vit në botë vdesin 7 milionë njerëz, si pasojë e duhan pirjes, 900 mijë prej tyre nga tymi pasiv. Sipas direktivave të BE cigaret elektronike dhe me ngrohje, si dhe nargjilet konsiderohen njësoj të dëmshme, për shëndetin.

Reklamë

Ligji sanksionon rritjen e gjobës për rastet e përsëritjes së shkeljes, dhe mund të shkohet deri në heqje license, transmeton tch.

Sipas projekt ligjit do të ndalohet shitja e paketave me numër të reduktuar cigaresh, apo me alternim të shijeve. Po ashtu ndryshimet ligjore ndalojnë reklamimin indirekt.

Prej disa vitesh në Shqipëri funksionon i ashtu quajturi ligji anti-duhan, i cili ndalon konsumin e duhanit në mjedise të mbyllura, përfshirë baret dhe restorantet. Edhe pse nuk zbatohet plotësisht, forcimi i masave shkon në drejtim të uljes së konsumit.