Një person është lënduar dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Veliera në Durrës.

I lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Reklamë

Raportohet se ka shembje në pjesë të ndryshme të trupit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.