Edhe sot, këtë të shtunë, protesta e studentëve dhe nxënësve të shkolla të mesme, mbështetur edhe nga qytetarë ka eskaluar.

Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave dhe bllokuar rrugën e Durrësit në Tiranë.

Ndërsa, Policia shqiptare është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës, dhe ujë në drejtim të protestuesve për t’i larguar ata.

Reklamë

Për dallim nga ditët e kaluara Policët kanë gjuajtur në drejtim të protestuesve edhe me plumba gome.

Reklamë

Disa protestues kanë treguar plagët që kanë marrë nga plumbat e gomës.

Reklamë

Ndërkohë sot protesta ka edhe në qytete të tjera si në Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan, etj.