Të gjithë kosovarë të cilët do të marrin pjesë në protestën e 17 tetorit në Tiranë, nuk do ta paguajnë  tarifën në Rrugën e Kombit.

Kështu ka bërë të ditur kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.

“Lira ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të UÇK”, ka shkruar Balla.

Reklamë

Lajmin e ka dhënë edhe zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku.

“Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Balluku.